Granit Xhaka është i nominuar për Sportistin e Vitit në Zvicër, si i vetmi futbollist, pasi në listë vijnë nga sportet tjera.

Xhaka ka pasur paraqitje shumë të mira me Bayer Leverkusenin, ku fituan titullin për herë të parë në Gjermani, madje, duke fituar titullin pa asnjë humbje.

Po ashtu ai kishte paraqitje shumë të mira me Zvicrën. Kujtojmë se Xhaka ishte në mesin e 30 futbollistëve të nominuar për Topin e Artë, ku në fund u rendit i 16-ti. Kjo ishte hera e parë që një futbollist shqiptar nominohet për Topin e Artë.

Në edicionin e kaluar hyri në ekipin më të mirë të Bundesligës dhe Ligës së Evropës.

Xhaka ka fituar tri herë çmimin si Futbollisti më i mirë në Zvicër: 2017, 2022 dhe 2023.

Çmimi do të ndahet më 5 janar, ndërsa mund të votohet në këtë link.

Granit Xhaka nominohet për çmimin “Sportisti i Vitit në Zvicër” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version