Tashmë kemi arritur në fazën gjysmëfinale të Euro 2024, ku do të kemi ndeshje tejet interesante gjatë javës së ardhshme (me 9 dhe 10 korrik).

Zvicra u eliminua mbrëmë nga Anglia, por emri i Granit Xhakës vazhdon të qëndroj në statistikat më të mira të publikuara nga UEFA.

Mesfushori shqiptar është i dyti që ka vrapuar më së shumti në pesë ndeshje në Euro 2024, me 62 kilometra gjithsej.

I pari është mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice – i cili ka vrapuar 63.9 kilometra gjithsej në pesë ndeshje.

Listën me top-3 e mbyll mbrojtësi i krahut te Gjermania, Joshua Kimmich – me 61 kilometra.

Granit Xhaka dhe Rice, dy lojtarët që kanë vrapuar më së shumti në Euro 2024 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version