Nora Gjakova e ka kaluar edhe pengesën e dytë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Kampionia olimpike fitoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nikoqire, Acelya Toprak.
Ishte një duel i vështirë për Gjakovën, e cila fitoi tek në “Golden Score” me një waza-ari.
Kujtojmë se nesër dhe pasnesër garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.
Grand Slami në Baku, Nora Gjakova me mund të madh kalon në çerekfinale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.