Goli i mbrojtësit turk Merih Demiral është i dyti më i shpejtë në histori të Evropianëve.

Rekordin për golin më të shpejtë e theu mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, i cili realizoi ndaj Italisë pas vetëm 23 sekondave.

Demiral realizoi pas 57 sekondave në ndeshjen kundër Austrisë.

Turqia e ka nisur furishëm takimin me Austrinë favorite, duke realizuar gol që në minutën e parë.

Pas një harkimi nga këndi, në tollovinë e krijuar më së miri u gjend mbrojtësi turk, Merih Demiral që me një gjuajtje të fuqishme nga afërsia realizoi për 1 me 0.

Austriakët në aksionin e radhës patën mundësi të realizonin kur Christoph Baumgartner gjuajti, por topi përfundoi pranë shtyllës së majtë.

Gol i Turqisë, i dyti më i shpejtë në histori të Evropianeve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version