Klubi i hendbollit Kastrioti ka mposhtur Besa Famgas me rezultat 29-28 në dramën e zhvilluar në Ferizaj.

Ekipi vendas deri në minutat e fundit kishte epërsinë e tre golave, e cila u shkri në një gol.

Kjo ishte ndeshja e dytë gjysmëfinale, pasi të parën e kishte fituar Besa.

Ndeshja e tretë dhe vendimtare zhvillohet në Pejë.

Gjysmëfinalja tjetër është mes Trepçës dhe Rahovecit. /Reporteri.net/

Gjysmëfinalja e dytë, Kastrioti mposht Besa Famgasin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version