Turneu tradicional dhe ndërkombëtar i kikboksit “Cetinje – Montenegro Fight III”, është mbajtur mbrëmë në Cetinje të Malit të Zi.
Arbitri në ring Fegja Trbonja goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti.
Kjo për shkak se ai u fut në ring duke shprehur pakënaqësinë dhe bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.
Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij.
Gjyqtari godet me trofe trajnerin kosovar në turneun e kikboksit në Mal të Zi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.