Xhudistit Kosovar, Akil Gjakova i është shqiptuar masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo presonit të caktuar në distancë prej 50 metra.
Rrjedhimisht, Gjykata e Pejës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për t’i caktuar masën e paraburgimit xhudistit kosovar të dyshuar për rrahjen e gruas.
Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, Gjykata ka thënë se do t’ia caktojë masën e paraburgimit Akil Gjakovës, i cili akuzohet për “dhunë në familje”:
“Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund t’a dënojë personin e mbrojtur me gjobë. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Gjykata e lë të lirë Akil Gjakovën, vetëm ia ndalon t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metra / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.