Kristiano Ronaldo është bërë së fundi protagonist negativ në Arabinë Saudite. Një festim shumë vulgar e ka bërë portugezin çështje në Arabinë Saudite, madje çshtje kombëtare, duke ditur rregullat në këtë vend.

Çfarë ndodhi konkretisht? Kristiano Ronaldo është vënë në shënjestër të Federatës Saudite të Futbollit, që ka hapur një hetim disiplinor për gjestin që e konsideron ‘imoral’.

Një gjest që Ronaldo e ka bërë pas fitores në ndeshjen e Al Nasr ndaj Al Shabab. CR7 realizoi dy gola dhe iu përgjigj koreve të tifozëve kundërshtarë, të cilët vazhdimisht i përmendnin Lionel mesin, fillimisht duke vendosur dorën te veshi dhe më pas duke treguar organet gjenitale.

Një sjellje e pahijshme për një kampion të madh si Kristiano Ronaldo, që në Arabinë Saudite është shndërruar në një idhull, por veprimi i fundit e ka vënë në qendër të kritika dhe vështirë se këtë radhë mund ta kalojë me një ndjesë publike.

Gjesti i pahijshëm i Ronaldos bëhet çështje në Arabi, Federata hap një hetim disiplinor / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version