Gjermania është çerekfinalisti i dytë në Euro 2024. Pas Zvicrës që mposhti Italinë, edhe Gjermania e ka siguruar fazën tjetër të Europianit.

Gjermanët në 1/8 e finales e mposhtën Danimarkën me rezultat 2:0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me Schlotterbeck që shënoi, por që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Kai Havertz kaloi gjermanët në epërsi në minutën e 53-të të takimit, teksa Jamal Musiala shënoi për epilogun e këtij takimi në minutën e 68-të.

Në çerekfinale, Gjermania takohet me fituesin e përballjes Spanjë-Gjeorgji.

Gjermania, çerekfinalistja e dytë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version