Vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti për lojën me dorë të Marc Cucurellas së Spanjës vazhdon të jetë temë në Gjermani.

Gjermania u eliminua nga Spanja në çerekfinale të Euro-s 2024, por mbi 380 mijë gjermanë e kanë firmosur një peticion online ku bëhet thirrje që ndeshja me Spanjën të përsëritet. Arsyeja për nisjen e peticionit është loja me dorë e Cucurellas dhe vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti. Është përmendur edhe një penallti që nuk i është dhënë Gjermanisë në minutën e 77-të.

Natyrisht, peticioni nuk ka shans që të sjellë ndryshimin.

UEFA-ja ka konfirmuar se vendimi i arbitrit ishte i drejtë për të mos dhënë penallti. Ekspertët e referimit janë të ndarë. Disa vlerësojnë se penallti nuk kishte e disa të tjerë që penalltia është dashur të referohet.

Gjermanët firmosin peticionin për përsëritjen e ndeshjes me Spanjën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version