Barcelona gjatë verës pritet të forcohet dhe synim ka mesfushën.
Ani pse përballet me probleme financiare, Barça ka paralajmëruar se mund të realizojë transferime gjatë verës.
Problemi më i madh në sezonet e fundit ka qenë mesfusha. Barça kurrë nuk kishte gjetur zëvendësuesin e Sergio Busquetsit. Por Goal.com përmend mesfushorin e Evertonit, Amadou Onana si lojtarin e mundshëm që do të mund të i përkryer në qendrën e fushës.
Në mesin e gjashtë emrave që do të mund të forconin mesfushën e Barçës janë: Onana, Thiago Alcantara, Adrien Rabiot, Martin Zubimendi, Jorginho dhe Lo Celso.
Gjashtë lojtarët që mund ta forcojnë mesfushën e Barcelonës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.