Qyteti i Gjakovës do të jetë mikpritës i një turneu prestigjioz të bilardos, i cili do të mbahet në këtë muaj.

Më saktësisht, më 26 e 27 prill në “Zoom Pool Bar” do të mbahet edicioni i pestë i turneut të bilardos “DritOn Open”, i cili organizohet për nder të të ndjerit Driton Hajdaraj, një emër i dashur dhe i respektuar në këtë sport në Kosovë.

Ky turne është shndërruar në një traditë që mbledh lojtarë nga mbarë vendi, rajoni dhe më gjerë.

Organizatorë të këtij turneu do të jenë: Federata e Biliardos e Kosovës me në krye Veton Dylën, Klubi “Tetë-shi” Gjakovë me kryetar Arlind Junikun si dhe Dardan Hajdaraj, që është pjesë e organizimit.


Ngjarja do të jetë e hapur për publikun dhe pritet të ketë pjesëmarrje të madhe, si dhe shpërblime për më të mirët.

Organizatorët njoftojnë se pjesëmarrja do të jetë e hapur për të gjithë lojtarët dhe atmosfera premton emocion, konkurrencë dhe respekt për figurën e Dritonit.

Gjakova mikpritëse e turneut ndërkombëtar të bilardos “DritOn Open”, i cili do të mbahet më 26 e 27 prill / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version