Akil Gjakova ka humbur në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike nga xhudisti azerbajxhanas Hidayat Heydarov.
Heydarov, xhudisti numër një në botë arriti të shkonte në finale me waza-ari.
Gjakova mbylli kohën e rregullt pa rezultat, ndërkaq në kohën shtesë me pikë të arta, Heydarov arriti te një pikë për të siguruar finalen.
Azerbajxhanasi tani do të përballet me francezin Joan-Benjamin Gaba.
Akil Gjakova kaloi në gjysmëfinale pasi fillimisht mposhti brazilianin cilësor Daniel Cargnin në rrethin e parë të garave, e pastaj edhe austriakun Samuel Gasnner dhe në çerekfinale italianin Manuel Lombardo.
Gjakova humb për finale, shpresë për medaljen e bronztë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.