Gazetari i sportit, Arlind Sadiku i është hequr akreditimi për Kampionatin Evropian nga UEFA.

Arsyeja e heqjes së akreditimit të tij është gjesti i tij kur bëri shqiponjën me duar për pak sekonda para tifozëve serbë në ndeshjen mes Anglisë dhe Serbisë, raporton Express.

Vendimi i UEFA-s ka ardhur pas ankesës së Federatës së Futbollit të Serbisë për veprimin e tij para duelit të cilin Anglia e fitoi me rezultat 1 me 0 me golin e Jude Bellingham.

Gazetari Sadiku nuk do të ketë autorizim për të raportuar brenda stadiumeve në Gjermani gjatë Evropianit 2024.

Gazetarit Sadiku i hiqet akreditimi raportimin nga stadiumet e Evropianit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version