Gazetari sportiv Arlind Sadiku përmes një reagimi në Facebook, ka bërë thirrje që të ndalojë së aplikuari metoda e përzgjedhjes me short të gjyqtarëve në ligën superiore të futbollit kosovar, pasi kjo ka ngjallur pakënaqësi edhe te klubet.

Sadiku i ka thënë se Federata e Futbollit të Kosovës, duhet të përzgjedhë gjyqtarë që tashmë janë dëshmuar me ndarjen e drejtësisë.

Më poshtë lexoni të plotë reagimin e gazetarit sportiv Arlind Sadiku:

Në fillim të sezonit, Federata vendosi që delegimin e gjyqtarëve ta bëj me short, por ankesat e klubeve nuk po ndalen. Madje, së fundi janë shtuar akuzat e klubeve në ndarjen e drejtësisë. Prishtina, Ballkani, Liria, Gjilani etj janë ankuar për dëmtim nga referimi në vazhdimsi.

Por a ka pasur diçka pozitive kjo metodë e delegimit? Po. Kemi parë disa gjyqtarë që me vite nuk u është besuar delegimi në ndeshje të rëndësishme dhe tani e kanë dhënë provimin, psh Erdall Zasella apo Ilir Mehmeti. Pavarësisht disa gabimeve që mund t’i kenë bërë gjatë rrugës, e që për ato është dashur të intervenojë VAR-i.

Tash FFK e ka një pasqyrë të qartë për 2-3 vitet e arshshme se cilët gjyqtarë janë gati për Superligë.

Përndryshe, kjo metodë duhet të ndalet së aplikuari. Duhet të referojnë gjyqtarë që janë të dëshmuar, që kanë performancë cilësore në vazhdimsi. Thjeshtë me meritokraci, ashtu siç funksionon në krejt botën.

Gazetari sportiv Arlind Sadiku: Jo më gjyqtarë me short në Superligë, por të dëshmuar si Erdall Zasella e Ilir Mehmeti / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version