Sulmuesi i Flamengos dhe i Brazilit, Gabriel Barbosa, është suspenduar për dy vjet pasi tentoi të mashtronte në testet antidoping, raporton BBC.

27-vjeçari e ka vështirësuar realizimin e një testi anti-doping një ditë para ndeshjes.

Barbosa i ka mohuar të gjitha akuzat.

“Kurrë nuk kam tentuar të pengojë ose shmang ndonjë test, besoj se do të jem i pastër para gjykatës”, ka thënë Barbosa.

Suspendimi dyvjeçar do të nisë nga data e shkeljes së rregullave nga futbollisti. Shkelja ka ndodhur më 8 prill të vitit 2023.

Në rast se vazhdon suspendimi, ai do të kthehet në fushë për fillimin e sezonit në vitin 2025.

“Gabigol” suspendohet për dy vjet për mashtrim në teste anti-doping / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version