Futbollisti palestinez Mohamed Barakat u vra në një sulm ajror izraelit në vendin e tij.

Barakat, i cili luajti për kombëtaren palestineze dhe u bë legjendë në futbollin vendas, u vra kur një predhë goditi shtëpinë e familjes së tij, raportoi Al Jazeera.

Mohammed Barakat, i cili luajti për Ahly Gaza dhe Palestinë, vdiq kur shtëpia e tij në Khan Younis u bombardua nga forcat izraelite.

Shtëpia e familjes Barakat u godit nga bomba izraelite herët të hënën, ditën e parë të agjërimit gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit.

Vdekja e tij u quajt një “humbje e madhe për futbollin palestinez” nga Khalid Abu-Habel, një futbollist i klubit lokal.

“Kam luajtur kundër tij”, tha Abu-Habel për Al Jazeera disa orë pasi u konfirmua vdekja e sulmuesit legjendar.

“Ai ishte i shpejtë dhe i zgjuar. Një golashënues i mirë, më i mirë. Jashtë fushës, ai ishte i sjellshëm dhe miqësor. Një mik i dashur për të gjithë.”

Abu-Habel, i cili është gjithashtu mjek dhe punon në Spitalin e Martirëve Al-Aksa, tha se komuniteti i futbollit të Gazës ka “humbur shumë” gjatë luftës së vazhdueshme.

“Sa duhet të humbasim më shumë? Komuniteti sportiv në Gaza thjesht po shembet”, u shpreh ai.

Futbollisti palestinez vritet gjatë një sulmi ajror izraelit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version