Futbollisti i Kombëtares së Rumanisë, Valentin Mihaila, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Kosovës që zhvillohet nesër (e premte).

24-vjeçari që luan në Serie-n A te Parma thotë se Rumania është gati për të fituar dhe për ta mbyllur në pozitën e parë në grup.

Gjithashtu Mihaila e ka parasysh që Franco Foda ka ndryshuar paksa listën nga ndeshja e fundit.

“Jemi të lumtur dhe të gjithë të shëndetshëm. Pamë që ka ndryshime në skuadrën e tyre, por duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë në fushë dhe të fitojmë. Shpresojmë që stadiumi të jetë plot dhe se nuk do të ndodh asgjë. Le të jetë një ndeshje paqësore”, u shpreh futbollisti i Parma-s.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet nesër (e premte) nga ora 20 e 45. Në rast se vendësit fitojnë atëherë sigurojnë pozitën e parë në grup.

Futbollisti i Rumanisë para ndeshjes me Kosovën: Le të jetë paqësore dhe pa incidente / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version