Është ndërprerë ndeshja mes Udineses dhe Romës.
Futbollisti i Romës, Evan N’Dicka ka kolapsuar në fushë në pjesën e dytë.
Mbrojtësi u pa në kamera duke e mbajtur dorën në zemër para se të rrëzohej, me doktorët që menjëherë hynë në fushë me defibrilator.
Ai është dukur të jetë mirë më pas, por ndeshja është pezulluar.
Trajneri i Romës menjëherë e la fushën duke shkuar në dhomën e zhveshjes për të mësuar më shumë rreth gjendjes së lojtarit të Bregut të Fildishtë.
Mediat italiane raportojnë se lojtarët e Romës pastaj nuk ishin në gjendje për të vazhduar lojën dhe Udinese së bashku me tifozët e kanë pranuar këtë vendim pa asnjë problem.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këtë përballe, e më kryesorja se si është gjendja e futbollistit.
Futbollisti i Romës kolapson në fushë, ndërpritet ndeshja me Udinesen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.