Skuadra e llapit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Leotrim Bekteshi.
Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së futbollistit, i cili do ta vazhdoj jetën familjare jashtë Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se me kërkesën e futbollistit Leotrim Bekteshi, jemi dakorduar për mbylljen e bashkëpunimit, pasi që Bekteshi do ta vazhdoj jetën jashtë Kosovës.
“Leo” u bashkua me klubin në vitin e kaluar dhe nga dita e parë tregoi përkushtim dhe angazhim të madh në mbrojtjen e ngjyrave bardhekaltër.
Ai ishte lider i vërtetë i skuadrës, që klubi padyshim e kishte në plane për vazhdimin e bashkëpunimit, megjithatë kemi respektuar maksimalisht kërkesën e tij për t’a liruar që ta vazhdoj jetën familjare jashtë Kosovës.
32-vjeçari kontribuuoi me dy gola dhe dy asistime në 35 paraqitje për Llapin, 33 në kampionat dhe dy tjera në Kupë dhe ishte në mesin e futbollistëve me minutazhën më të madhe në skuadër me gjithsejt 3051′ minuta të luajtura.
Klubi ynë falenderon përzemërsisht Bekteshin për kontributin, angazhimin dhe liderizmin e madh si dhe i dëshiron shëndet dhe gjithë të mirat në jetë, njëherit dyert e KF Llapi për futbollist si ai do të jenë gjithmonë të hapura.
Faleminderit Leo
Futbollisti i Llapit lë futbollin për një jetë më të mirë jashtë Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.