Futbollisti i ri Erjon Morina ka pësuar një sulm në zemër gjatë seancës stërvitore me klubin e Vushtrisë dhe për momentin gjendet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.
Momentalisht trajtimi i tij po bëhet në klinikën e kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Një lajm vërtetë i keq për futbollistin 22-vjeçar, i cili duhet të fitojë duelin më të rëndësishëm, atë me jetën.
Futbollisti Erjon Morina po lufton me jetën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.