Një futbollist i njohur amerikan, raportohet se është ndër viktimat e sulmit të Vitit të Ri në New Orleans, ku u vranë të paktën 15 persona.

Emrat e tyre po bëhen të ditur nga familjet dhe të afërmit përpara se autoritetet të përfundojnë ekzaminimet pas vdekjes, raporton BBC.

Martin “Tiger” Bech është një ish-futbollist në Universitetin Princeton.

Vdekja e tij u konfirmua në një deklaratë nga universiteti.

“Nuk kishte asnjë pseudonim më të përshtatshëm të një lojtari të Princetonit që kam trajnuar,” tha në një deklaratë trajneri i futbollit të Princeton, Bob Surace.

“Ai ishte një “Tigër” në çdo mënyrë – një konkurrent i egër me energji të pafund, një shok ekipi i dashur dhe një mik i kujdesshëm.”

Vëllai i Martin Bech, Jack Bech, bëri një postim në X së bashku me një artikull lajmesh që raportonte vdekjen e tij.

“Të dua gjithmonë vëlla!” ka shkruar ai.

Bech ishte anëtar i ekipeve të Kampionatit të Ivy League 2016 dhe 2018.

Futbollisti amerikan në mesin e viktimave në sulmin në New Orleans të SHBA-së / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version