Tyson Fury ka publikuar ushqimin që përdorë teksa po përgatitet për përballjen me ukrainasin Oleksandr Usyk, shkruan Daily Mail.
“Gypsy King” është lavdëruar nga përkrahësit e tij për gjendjen fizike para se të boksojë me ukrainasin më 18 maj.
Ai ka thënë se ushqimi i tij bazë janë mishi i pulës, orizi dhe sallata.
Ky ushqim është pjesë e dietës së përditshme që po mbikëqyret nga një nutricionist i njohur në Britani.
Fury është duke konsumuar 3 mijë kalori në ditët e pushimit, ndërkaq gjatë ditëve të stërvitjeve ai konsumon nga 4 mijë e 500 deri në 6 mijë kalori.
Britaniku është duke u ushqyer gjashtë herë në ditë sipas kësaj diete, ndërkaq në një dietë të mëparshme ai është ushqyer një deri në dy herë në ditë.
Fury publikon dietën gjatë përgatitjeve për duelin me Usyk / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.