Kylian Mbappe do të kishte dashur të të kishte në dorë trofeun e Ligës së Kampionëve në aktin e fundit si lojtar i Paris Saint-Germainit. Ama, realiteti ishte krejt ndryshe, shkruan BBC.

Momentet e fundit të Mbappes me fanellën e klubit francez tregojnë se ai kishte ndjekur kauzën e humbur, një pikë që nuk do ta arrinte kurrë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Rrëshqitja e tij në sekondat e fundit në humbjen 2 me 0 nga Borussia Dortmundi tregon se të martën mbrëma i mungoi edhe fati.

“Kjo ishte e pazakontë për Kylian Mbappen”, ka thënë ish-mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand. “Ai është person që është mësuar me momentet e mëdha në skenat më të mëdha kur ishte në rrezik gjithçka”.

“Gjatë krejt karrierës ka qenë vendimtar, por në dy ndeshjet ishte i heshtur. Nuk ishte vendimtar, nuk ishte klinik”, ka shtuar ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit.

Kur Katari e mori në pronësi PSG-në në vitin 2011, Liga e Kampionëve ishte qëllimi kryesor. Kjo ishte mbështetur me shpenzime ekstravagante.

Nisi me blerjen e Neymarit në vitin 2017 nga Barcelona dhe transferimin e Mbappes një vit më vonë nga Monaco.

Pastaj në vitin 2021, ëndrra dukej sikur do të realizohej kur në klub erdhi më i miri i të gjitha kohëve, Lionel Messi. Me tre yje në sulm, trofeu evropian dukej se mund të prekej.

Mirëpo asnjëri nga të tre nuk do të jetë në Paris gjatë verës. Njëri është në Miami, tjetri në Arabinë Saudite. I fundit, Mbappe me shumë gjasë do të transferohet në Madrid.

Që prej vitit 2017, PSG-ja ka fituar pothuajse gjithçka – gjashtë nga shtatë titujt e Ligave, tre kupa të Francës dhe me shumë gjasë do t’i fitojë edhe trofetë e sezonit 2024.

Është edhe një tjetër shembull se PSG-së i mungon kualiteti kur bëhet fjalë për garën evropiane.

“Duhet të lavdërosh Dortmundin që ‘blindoi’ Mbappen në duele”, ka thënë Ferdinand.

“Por lojtarët e mëdhenj zakonisht e gjejnë momentin”, ka thënë veç të tjerash ish-mbrojtësi anglez.

Fundi i ëndrrës së hidhur të Mbappes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version