Atleti shqiptar Franko Burraj ka mbyllur me sukses turin paraeliminator në lojërat Olimpike në Paris, duke arritur që të kualifikohet në raundin e parë.

Burraj garoi në disiplinën 100 metra, në “Stade de France” dhe arriti që të dalë i dyti duke u kualifikuar kështu në fazën e raundin e parë.

Burraj regjistroi kohën 10.60, duke vendosur kështu edhe një rekord të ri personal.

Kjo është dita e 8-të e Lojërave Olimpike “Paris 2024” dhe është radha e sportistëve të atletikës që të deputojnë.

Nesër Luiza Gega garon në disiplinën 3000 metra me pengesa.

 

Franko Burraj del i dyti në garën e 100 metrave, kualifikohet për në fazën finale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version