Goli i Kylian Mbappes nga penalltia nuk i ka mjaftuar Francës që të siguronte tre pikë dhe për të mbyllur fazën grupore në pozitën e parë teksa Austria ka fituar dramën me Holandën me rezultat 3 me 2 për pozitën e lideres në grupin D.

Po zhvillohej minuta e 55-të kur Jakub Kiwior ndërhyri ndaj Dembeles për të shkaktuar penalltinë të cilën në gol e shndërroi Mbappe.

Ndërkaq, sulmuesi Robert Lewandowski ka realizuar gol nga penalltia për të barazuar rezultatin ndaj Francës.

Mirëpo goli i tij vlen vetëm për statistika sepse Polonia i ka shuar shpresat për kalim tutje në Evropian.

Goli i tij vetëm sa ia pamundësoi Francës që ta mbyll grupin si e para.

Austria mbyll fazën grupore me gjashtë pikë, ndërkaq Franca del në pozitën e dytë me pesë pikë. Kalimin në 1/8 e finales e ka siguruar edhe Holanda në pozitën e tretë me katër pikë.

Francës nuk i mjaftoi goli i Mbappes, Austria me fitore ndaj Holandës del e para / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version