Një autogol i Jan Vertonghen në minutën e 85-të i ka mjaftuar Francës që të sigurojë një vend në çerekfinalen e Evropianit.
“Trekolorët” dominuan plotësisht takimin me Belgjikën që i jep fund fushatës evropiane, në të cilën nuk tregoi formën më të mirë.
Edhe në pjesën e dytë rrezikoi me Kylian Mbappen dhe Thuram, teksa Mike Maignan priti disa goditje nga belgët.
Franca me këtë fitore pret fituesin e duelit mes Portugalisë dhe Sllovenisë.
Ndërkaq, me autogolin e sotëm, shkon në tetë numri i autogolave të realizuar gjatë këtij Evropiani.
Franca me autogol kalon në çerekfinale të Evropianit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.