Holanda dhe Franca kanë barazuar pa gola në duelin e tyre të grupit D.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte e zjarrtë me të dy kombëtaret që synonin golin dhe patën shumë raste.

Por e tillë nuk ishte edhe pjesa e dytë.

Anulimi i golit të Xavi Simons ishte një prej rasteve që morën vëmendje në pjesën e dytë.

Pozicioni jashtë loje i mbrojtësit Dumfries ia ka mohuar golin e bukur 21-vjeçarit Simons.

Simos me një goditje teknike nga 11 metra mposhti portierin Maignan, por pas shikimit në VAR u pa qartë se Dumfries ndodhej në pozicion jashtë loje.

Me këtë barazim, Holanda është e para me katër pikë, aq sa ka Franca në pozitën e dytë.

Holanda në ndeshjen e fundit të grupit do të përballet me Austrinë që është në pozitën e tretë me tre pikë.

Franca do të përballet me Poloninë.

Franca dhe Holanda me barazim sigurt drejt fazës tjetër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version