Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më të bukura të futbollit botëror.

Skuadra e Real Madridit e mirëpret Barcelonën në stadiumin mitik “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Ky super ballafaqim, i njohur si “El Clasico” luhet në kuadër të xhiros së 11’të të La Ligas. Aktualisht, Barcelona ndodhet në vendin e parë me 27 pikë, kurse Real Madridi në vendin e dytë me 24 pikë.

Pak para ndeshjes, Ancelotti e Flick kanë publikuar 11’shet startuese:

Real Madrid: Lunin, Vázquez, Militão, Rüdiger, Mendy, Valverde, Tchouaméni, Camavinga, Bellingham, Mbappé, Vinicius.

Barcelona: Peña, Koundé, Cubarsí, Martínez, Balde, Casado, Pedri, Yamal, Fermin, Raphinha, Lewandowski.

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Barcelona / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version