Shqipëria luan ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve, kësaj radhe përballë Gjeorgjisë në Tbilisi.
Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë pas një humbjeje të merituar kundër Republikës Çeke në Pragë, teksa kësaj radhe do të tentohet fitorja për t’u futur sërish në garë për një vend në krye të Grupit B1 dhe gjithashtu për t’u “hakmarrë” pas asaj humbjeje një muaj më parë në “Arenën Kombëtare”.
Nga ana tjetër, gjeorgjianët janë ata që mbajnë kreun e grupit me 6 pikë, teksa gjithashtu vijnë nga një humbje 1-0 me Ukrainën.
Skema 4-3-3 është zgjedhur sërish nga Sylvinho, teksa në 11-shen titullare janë bërë disa ndryshime. Balliu në vend të Hysajt, Ajeti në vend të Kumbullës dhe Tuci në vend të Dakut, teksa shiritin e kapitenit do ta mbajë Ardian Ismajli, shkruan Topchannel.
Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë holandezi Danny Makkelie, i ndihmuar nga pesë bashkëkombësit e tij, Hessel Steegstra dhe Jan de Vries në krahë, Allard Lindhout si arbitër i katërt, Rob Dieperink dhe Erëin Blank në dhomën e VAR-it.
Sfida starton në orën 18:00.
FORMACIONET ZYRTARE:
GJEOGRJI: Mamardashvili, Kakabadze, Kashia, Dvali, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautadze, Chakvetadze, Kvaratskhelia Zivzivadze.
Trajneri: Willy Sagnol
SHQIPËRI: Strakosha, Balliu, Ajeti, Isamjli, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, N. Bajrami, Tuci.
Trajner: Sylvinho
Formacionet zyrtare Gjeorgji-Shqipëri: Në Tbilisi për “hakmarrje”, risi në rreshtimin e Sylvinhos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.