Selektori i Kosovës, Franco Foda ka folur sërish për ndeshjen Rumani – Kosovë, e cila u ndërpre në fund për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumun.

Ai sot tha se racizmi nuk ka vend në futboll dhe iu bëri të qartë edhe njëherë që Kosova është Kosovë.

“Për neve nuk është e rendësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë. Më e rendësishmja është deklarata e lojtarëve që Kosova është Kosovë, dhe kjo është ajo që vlen më së shumti dhe që racizmi nuk ka vend në stadium”.

“Për këtë është e rendësishme që një shtet të vogël si Kosova të qëndrojmë të bashkuar, dhe pa dyshim na duhet përkrahja e juaj në këto momente”, ka deklaruar Foda gjatë fjalimit ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Albin Kurti bashk me Ministrin e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrullah Çekun.

Kosova të hënën e zhvillon ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombevem ku në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, e pret kombëtaren e Lituanisë.

Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, Kosova është Kosovë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version