Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se është i etur për sfidën e re me Dardanët.

Foda në një intervistë që ka dhënë për “Kronen Zeitung” ku ka folur për kushtet që ka ekipi i Kosovës dhe synimet që ka.

“Atje ka qendrën e saj stërvitore me një fushë ekskluzivisht për ekipin kombëtar, dhe ekipet e të rinjve dhe femrat stërviten në një fushë tjetër me bar. Në ndërtim e sipër është edhe një hotel ku do të akomodohen lojtarët. Ekziston edhe një stadium i vogël me 13,000 vende që aktualisht është duke u rinovuar”, u shpreh Foda.

Ai pritet të udhëtojë drejt Spanjës, Francës, Gjermanisë, Anglisë, Turqisë dhe Zvicrës për të mbikqyrur lojtarët kosovarë ku luajnë me ekipet e tyre.

“Sigurisht që do ta shikoj edhe Ligën e Kosovës, atje ka shumë talente interesante”, tregoi ai.

Foda ka nënshkruar për dy vite dhe tashmë ka pasur oferta të ndryshme.

“Aty ishin Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti. Ndonjëherë nuk ishte e drejtë, pastaj vendosnin për një kandidat tjetër. E përdora mirë pushimin, reflektova dhe analizova shumë dhe përmirësova anglishten time”, përfundoi Franco Foda.

Përndryshe, Franco Foda është prezantuar te Kosova me datën 17 shkurt.

Foda: Duam të arrijmë vendin e dytë në kualifikimet e Kupës së Botës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version