Trajneri i Kosovës, Franco Foda po mbanë konferencë për shtyp para ndeshjeve të nëntorit.

Kosova luan ndaj Rumanisë dhe Lituanisë me datat, 15 dhe 18 nëntor.

Foda deklaroi se Kosova ka ende gjasa për vendin e parë në grup.

“Vendi i parë në grup është ende i arritshëm, por njëherë duhet ta mposhtim Rumaninë. Në tri ndeshjet e fundit jam përgjithësisht i kënaqur me skuadrën, por jo edhe aq pasi është dashur të shënonim më shume gola”, u shpreh Foda.

Foda beson ende tek vendi i parë, kërkon fitore ndaj Rumanisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version