Florian Wirtz është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës së pestë në Ligën e Kampionëve.

Ylli gjerman ishte spektakolar në fitoren 5:0 të Bayer Leverkusen ndaj Salzburgut të martën.

Wirtz shënoi dy gola dhe dhuroi një asist në këtë përballje.

Malik Tillman u vendos në vendin e dytë, kurse Retegui dhe Alvarez në pozitën tre, respektivisht katër.

Florian Wirtz, lojtari i javës në Ligën e Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version