Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez raportohet se ka në plane të tentojë transferimin e anësorit të Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho në të ardhmen.
Garnacho e njeh Madridin sepse ka luajtur për grupmoshat e reja të Atletico Madridit mes viteve 2015-2020.
Mirëpo karrierën si lojtar senior është duke e kaluar në Old Trafford dhe sivjet 19-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç.
Në 74 paraqitje, ai ka realizuar 12 gola dhe nëntë asistime, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Edhe nëse Erik ten Hag mbetet në krye të ekipit, ka pritshmëri që argjentinasi të jetë pjesë kryesore për vitet e ardhshme.
Mirëpo sipas Real Madrid Exclusivo, Perezi dëshiron që Garnacho të jetë pjesë e Real Madridit sapo të mbushë 20 vjet.
Perezi dhe zyrtarë të Realit e kanë monitoruar lojën e Garnachos dhe pritet të zhvillojë bisedime me argjentinasin kur Reali do të takohet me Manchester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve gjatë muajit prill.
Florentino Perezi ka plane për transferimin e Garnachos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.