Kryetrajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka lavdëruar ekipin e tij për performancën në miqësoren ndaj Manchester Cityt.
Ekipi spanjoll ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, duke zhvilluar ndeshje ndaj Cityt.
Ndeshja ishte e para për Flickun prejse mori drejtimin e ekipit të Barçës.
“Ishim shumë të mirë kundër një ekipi të madh. U mbrojtëm dhe sulmuam bashkë, si një ekip, dhe këtë ne duam. Luftuam për njëri-tjetrin”, ka thënë Flick.
“Pep Guardiola ka qenë [te City] për tetë vjet dhe ne duam të bëjmë njëjtë në aspektin e filozofisë. Ndoshta pak më ndryshe, por aty është ideja”, ka shtuar trajneri gjerman.
Flick lavdëron Barçën për miqësoren ndaj Cityt / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.