Një skandal ka ndodhur dje pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Mlladost dhe Tërnocit në qytetin e Bosilegradit në Serbi.

Klubi shqiptar njoftoi se pas përfundimit të duelit, Policia serbe sulmoi futbollistin Veton Zeqiri, e më pas kishte trajtim jo-njerëzor në zhveshtore, duke i kontrolluar të gjithë.

Akteri kryesor, Veton Zeqiri ka zbuluar se si është goditur nga një polic serb, e si ndodhi gjithçka dje në Bosilegrad të Serbisë.

“Po, unë isha protagonisti kryesor i ndeshjes, që Polici më sulmoi në mënyrë jo-njerëzore, kjo ndodhi sepse lojtarët kundërshtarë na sulmuan fillimisht dhe pastaj Policia hyri në fushë. Unë isha lojtari i parë që e ndalova Policin ta pyes pse po futet në fushë dhe ai pa menduar dy herë më goditi në fytyrë dhe tentoi përsëri të më godasë, por kur e pa që ishte duke u filmuar nga kamera, ndaloi dhe iku nga stadiumi”, tha fillimisht Zeqiri.

Zeqiri thotë se do ankohet në organet kompetente, teksa falënderon shqiptarët që e përkrah atë dhe klubin e Tërnocit pas këtij skandali.

Pastaj në mënyrë jo njerëzore na futën në zhveshtore, na kontrolluan sikur të ishim huliganë, sepse kemi ardhur kinse të bëjmë probleme. Unë kam lëndime në sy, isha tek mjeku, jam duke pritur të ankohen në organet e shtetit. Faleminderit të gjithëve nga Kosova e Shqipëria që po na mbështesin neve si ekip”, shtoi ai për Gazetën Blic.

Zeqiri sot pritet të ankohet në Gjykatë për sulmin ndaj tij nga zyrtari policor serb.

Flet futbollisti i KF Tërnocit që u sulmua dje në zhveshtore pas ndeshjes me Mlladostin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version