Flaka Loxha ka arritur një sukses madhështor në karrierën e saj.

Xhudistja kosovare ditën e sotme ka fituar medaljen e parë elitare.

Loxha arriti të sigruoi medaljen e bronztë falë fitores me “Ippon” ndaj kroates Tihea Topolovec, në turneun Grand Prix të Parisit.

Flaka arriti deri në gjysmëfinale pa asnjë problem, teksa aty u mposht nga Ana Viktorija Puliz

Ajo bënë gara në kategorinë deri në 57 kilogram.

Kjo medalje i ndihon asaj që të rritet në ranglistë, gjithashtu të fitojë sa më shumë pikë që të arrijë Olimpiadën e radhës.

Kujtojmë se Lojërat Olimpike të radhës mbahen në Los Angeles në vitin 2028.

Flaka Loxha stoliset me medalje të bronztë në Grand Prix të Parisit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version