Arne Slot u konfirmua zyrtarisht si trajneri i ardhshëm i Liverpool-it të hënën pasdite, me holandezin që vjen si pasues i Jurgen Klopp.

45-vjeçari largohet nga Feyenoord , ku kaloi tre vjet dhe fitoi titullin e Eredivisie dhe Kupën e Holandës.

Slot ende nuk ka dhënë intervistën e tij të parë zyrtare si menaxher i Liverpool-it pasi puna e tij nis zyrtarisht më 1 qershor.

Megjithatë, ai dërgoi një mesazh të shkurtër për Feyenoord dhe tifozët e tyre, të postuar në faqen zyrtare të klubit holandez.

“Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë të mbyllësh derën në një klub ku ke përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme dhe ke punuar me sukses me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Slot.

“Por si sportist, një mundësi për t’u bërë trajner në Ligën Premier, në një nga klubet më të mëdha në botë, është e vështirë të injorohet. I jam mirënjohës Feyenoord për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në këtë tranzicion”.

“Dhe si një tifoz futbolli, sigurisht që do të vazhdoj ta ndjek klubin, jo vetëm sepse jam i bindur se ka ende shumë gjëra të mëdha për të ardhur në Roterdam”.

“I uroj Feyenoordit dhe të gjithë atyre që kujdesen për këtë klub të mrekullueshëm gjithë të mirat për të ardhmen”, përfundoi holandezi.

Fjalët e para të Arne Slot si trajner i Liverpoolit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version