
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes Malisheva – Ferizaj që u zhvillua këtë javë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Fizioterapeuti i Malishevës, Ali Bytyqi ka goditur me grusht asistentin e parë të ndeshjes, Edmond Zeqiri dhe më pas ka tentuar të godasë edhe me gurë, por këtë e ka parandaluar stafi i klubit.
FFK ka hapur inicim disiplinor ndaj Ali Bytyqit, ku shkruhet:
“Ndaj: Fizioterapeutit të FC ”Malisheva”, Ali Bytyqi nr ID 017040M92. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në veturë i afrohet asistentit të parë e ofendon dhe e godet në fytyrë me grusht, mirëpo në vazhdim merr një gurë dhe tenton prap ta godasë por fal intervenimit të futbollistëve dhe kryetrajnerit të Malishevës u evitua më e keqja (e morën dhe e futën në lokalet zyrtare të klubit} Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Malisheva- Ferizaj”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Fizioterapeuti i Malishevës e grushton dhe tenton ta gjuajë me gurë gjyqtarin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.