Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Qipros.

Kurti ka thënë se lojtarët e Kosovës shkëlqyen sonte, shkruan Reporteri.net.

“4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëqyen sonte!”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Kosova ka lënë pas krahëve humbjen nga Rumania, derisa ka triumfuar në Qipro me rezultat të thellë.

“Dardanët” triumfuan me shifrat prej 4-0, nga dy gola për secilën pjesë.

Vedat Muriqi shënoi dy gola në pjesën e parë, një nga penalltia në minutën e nëntë, derisa një në minutën e 21-të pas një asistimi nga Donat Rrudhani.

Në pjesën e dytë shënoi Albion Rrahmani, ndërsa edhe Dellova gjeti golin e tij të parë me fanellën e Kosovës.

Kosova ndeshjen e ardhshme e luan më 12 tetor ndaj Lituanisë si mysafir.

 

Fitorja ndaj Qipros, Kurti: Lojtarët tanë shkëqyen sonte / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version