Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas fitores së mbrëmshme ndaj Lituanisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje.
“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje”, u shpreh Kurti.
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me lojën e bukur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.