Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji, para nisjes së “EURO 2024”.

“Kuqezinjtë” shënuan fitore të lehtë ndaj Lihtenshtajnit, me shifrat 3-0.

Fillimisht, serinë e golave e hapi Armando Broja, i cili shënoi në minutën e 31-të, pas një pakujdesie në mbrojtjen e kundërshtarit.

Pjesa e parë përfundoi me këto shifra, derisa Shqipëria shtroi dominimin edhe në pjesën e dytë.

Në minutën e 47-të të takimit, Jasir Asani shënoi një supergol nga goditja e dënimit, për epërsinë e dyfishtë të Shqipërisë.

Për 3-0 dhe epilogun e takimit u përkujdes Ernest Muçi, që shënoi pas një aksioni mirë të ndërtuar nga kombëtarja shqiptare.

Shqipëria do të luajë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë kundër Azerbajxhanit më 7 qershor, para se të marrë rrugën për Gjermani, për kampionatin evropian.

 

Fitore e lehtë e Shqipërisë ndaj Lihtenshtajnit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version