Në Javën e njëzet e tretë të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani ka triumfuar nga Dukagjini, Fushë Kosova nga Drita dhe Llapi nga Feronikeli.
Rezultati perfundimtar në Klinë ka qenë 1-2, ku Korenica (1′) dhe Gripshi (27′) kanë gjetur golat për skuadrën suharekase. Rugova e ka ngushtuar rezultatin në 2-1 vetëm dy minuta para mbarimit të ndeshjes.
Fushë Kosova ka arritur të fitojë me rezultat minimal, ku golin e vetëm e ka realizuar Sinanovic në minutën e tetëdhjetë e tetë.
Ndërkaq, Llapi ka fituar po ashtu me rezultat minimal, ku Hyseni (69′) ka shënuar golin.
Tabela vazhdon të kryesohet nga Ballkani, që ka një pikë më shumë se sa Llapi dhe pesë më shumë se Drita, që gjenden në vendin e dytë respektivisht në vendin e tretë.
Fitojnë Ballkani e Llapi, befasohet Drita / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.