Fisnik Asllani ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e skuadrës së tij Elversberg.

Sulmuesi i Kosovës po kalon formë të shkëlqyeshme duke shënuar thuajse në çdo ndeshje.

Elversberg ka triumfuar në udhëtim te Eintracht Braunschweig me rezultat 0-3, derisa Asllani kontribuoi me dy gola në këtë sfidë.

Ylli dardan shënoi fillimisht në minutën e 62-të për 0-1, derisa në të 79-të realizoi për 0-2.

Me dy golat e sotëm, Asllani tani ka shkuar në kuotën e 10 golave në Bundesliga 2, derisa ka edhe pesë asistime.

Elversberg tani janë lider në Bundesliga 2 me 28 pikë, aq sa kanë edhe Koln dhe Paderborn.

Fisnik Asllani i pandalshëm në Bundesliga 2, realizon dy gola të tjerë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version