
Kombëtarja shqiptare pas 2 ndeshjeve të para në kualifikueset e Kupës së Botës ia doli të merrte vetëm 3 pikë. Kuqezinjtë u mposhtën nga Anglia 2-0 në transfertë dhe mbrëmë triumfuan 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”.
Pas këtyre përballjeve, skuadra e drejtuar nga Sylvinho mban vendin e 2-të në grupin K me 3 pikë, po aq sa Letonia, ndërsa “Tre Luanët” e Thomas Tuchel kryesojnë me 6 pikë pa 2 sfidash.
Por sfida e radhës do të jetë mjaft delikate për Kombëtaren shqiptare. Shqipëria do të presë në “Arenën Kombëtare” skuadrën e Serbisë, sfidë kjo që është parashikuar të luhet më 7 qershor në orën 20:45.
Një ndeshje shumë e rëndësishme, ku kuqezinjtë do të luajnë “all-in” vetëm për fitorne dhe 3 pikët janë mëse të rëndësishme përballë një rivali direkt.
Ndërkohë pas sfidës me serbët, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë pas vetëm 3 ditësh. Kombëtarja do të udhëtojë në Letoni për të sfiduar vendasit, sfidë kjo e parashikuar të zhvillohet më 10 qershor në orën 20:45.
Fillimisht me Serbinë dhe më pas Letoninë, këto janë datat kur Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjet e radhës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.