Rumania ka mposhtur Ukrainën me rezultat 3 me 0 për të nisur në formë të lartë Evropianin që po mbahet në Gjermani, transmeton Reporteri.net.

Me këtë fitore rumunët prijnë në grupin E me tre pikë, ndërkaq në orën 18 do të zhvillohet edhe dueli tjetër mes Belgjikës dhe Sllovakisë.

Rumania e vazhdoi formën e mirë nga kualifikimet në të cilat pati në grup edhe Zvicrën e Kosovën. Në kualifikime doli e para.

Në takimin e zhvilluar në Munich golat i realizuan Nicolae Stanciu, Razvan Marin dhe Denis Dragus.

Rumunët dominuan krejt takimin ndaj Ukrainës, për të cilën luajtën yjet si portieri Andrei Lunin, Alexander Zinchenko, Mudryk, Tsygankov, Dovbyk dhe Shaparenko.

Te rumunët shkëlqeu Stanciu që realizoi një gol të bukur nga distanca.

Fillim ëndrrash i Rumanisë në Evropian / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version