Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar datën për fillimin e sezonit të ri futbollistik.

Sipas njoftimit, AlbiMal Superliga e kosovës në futboll do të nis me darë 10 gusht.

Njoftimi i plotë:

Edicioni i ri garues në futbollin e Kosovës, 2024/25 do të nisë më 10 gusht.

Do të jenë pikërisht skuadrat elitare të AlbiMall Superligës që do ta hapin perden e edicionit të ri.

Menjëherë më pas do të nisin garat në Bon Voyage Superligën U21, në mesjavën e 14 gushtit, derisa kampionati në Raiffeisen Ligën e Parë do të startojë më 17 gusht.

 

FFK-ja njofton se kur do të nis sezoni i ri në futboll / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version