Federata e Futbollit të Kosovës ka lavdëruar Edon Zhegrovën përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në postim thuhet se “Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin me formën e tij”.
“Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara”, thuhet tutje në postim.
Postimi:
FFK-ja lavdëron Zhegrovën: Ishte lojtari kyç në fitoren e ekipit të tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.