Është përmbyllur edicioni i rregullt në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Suhareka dhe Ferizaj janë kurorëzuar një javë më herët si kampione në grupet respektive, teksa sot pas javës së 27-të (të fundit) janë përcaktuar edhe dy skuadrat që do të luajnë në ndeshjen e barazhit të kësaj lige.

Do të jenë Dinamo dhe Prishtina e Re, që më 26 maj do të përballen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku skuadra fituese do të luajë më pas më 1 qershor ndeshjen e barazhit për hyrje në elitë, me skuadrën që e mbyll kampionatin në pozitën e 8-të në renditjen e Superligës.

Po ashtu, rezultatet e javës së fundit vendosen edhe për skuadrën që do të përshëndetet nga ky rang i garave në Grupin A, ku pas humbjes në Gjakovë, Phoenix i trajnerit Faruk Statovci bie në Ligën e Dytë.

Ndërkaq, në Grupin B, janë përjashtuar më herët Vllaznia dhe Ulpiana.

FFK e konfirmon: Skuadra Phoenix e Faruk Statovcit bie në Ligën e Dytë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version